E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SERBI/Dorëzohet Vuçiç, pranon zgjedhje të parakohshme
Bota

SERBI/Dorëzohet Vuçiç, pranon zgjedhje të parakohshme

Situata  e rënduar politike në vend dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushte SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të  parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në vend.

Lajmi është dhënë nga të gjitha mediat vendase në Serbit dhe ato të huaja, të cilat njoftojnë se partia e presidentit serb Alekdandër Vuçiç është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

“Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”, deklaroi  Vuçiç menjëherë pas kësaj mbledhje.

Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.

Njësoj si Edi Rama në Tiranë, presidenti i Serbisë ka përdorur një gjuhë të egër ndaj kundërshtarëve politikë që gjithsesi e detyruan më në fund, që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka”, deklaroi Vuçiç menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së partisë SNS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.