E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA / Drogë e fshehur mes  shalqinjve dhe ishte vendosur mes shalqinjve
Bota

SHBA / Drogë e fshehur mes shalqinjve dhe ishte vendosur mes shalqinjve

Rojet kufitare në SHBA kanë identifikuar një kamion nga Meksika që transportonte metamfetaminë me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë.

watermelons_2

Droga ishte e fshehur brenda pakove të mbështjella me plastikë të lyer me dy nuanca të gjelbra, që i ngjante shalqinjve dhe ishte vendosur mes shalqinjve të vërtetë, për të mos u kuptuar.

Sipas BBC, ngarkesa përmbante më shumë se dy ton metamfetaminë, ose gjithsej 1220 pako.

watermelons_1

Transporti me fruta është një metodë e zakonshme për tregtarët e drogës. Ata zakonisht në të shumtën e rasteve kanë përdorur kontejnerët me banane, por policët kanë gjetur drogë edhe në kontejnerët me djathin Gouda dhe avokado.

Droga u gjet një javë pasi zyrtarët në të njëjtin vendkalim kufitar zbuluan rreth 300 kilogramë metamfetaminë në një ngarkesë selino.

Metamfetamina, e njohur gjithashtu thjesht si met, është një stimulues i fuqishëm dhe që krijon varësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.