E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA ndikim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Bota

SHBA ndikim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

“Integrimi euro-atlantik i rajonit të Ballkanit paraqet një qëllim strategjik të Uashingtonit”.

 

 

 

Deklarata bëhet nga i dërguari special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, gjatë Forumit Strategjik të Bled-t në Slloveni.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Palmer njoftoi se ai dëshironte të “ishte i pranishëm dhe të mbështesë përpjekjet e rajonit në arritjen e qëllimeve të tyre”.

Ndër objektivat në fjalë, Palmer theksoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në, “në kushtet ideale në tetor”.

Gjatë këtij forumi, Palmer shpalosi tre objektivat kryesore amerikane për rajonin:

Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional.

Tematika e këtij forumi është ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.