E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA njeh Talat Xhaferin kryeparlamentar të Maqedonisë
Uncategorized

SHBA njeh Talat Xhaferin kryeparlamentar të Maqedonisë

 Ambasada  SHBA në Maqedoni ka njoftuar se e njeh si kryetar të Kuvendit në Maqedoni Talat Xhaferin.

Xhaferi u zgjodh sot kryeparlamentar dhe menjëherë pas zgjedhjes së tij qytetarët sulmuan deputetët brenda Kuvendit duke lënduar disa prej tyre.

Pas kësaj situate, SHBA ka reaguar duke thënë se dënon dhunën në Parlament dhe se kjo nuk i takon demokracisë dhe është plotësisht e papranueshme.

“Një shumicë e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferi si kryetar të Parlamentit gjatë një seance të rregullt në të cilën dëshmitarë ishin edhe zyrtarë publikë e mediat. Ne do të punojmë me të që të përkrahim demokracinë dhe të çojmë përpara interesat e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e SHBA-së.

Përkrahje për Xhaferin kishte shprehur pak orë më parë edhe Bashkimi Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.