E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën
Uncategorized

SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma shtesë për Ukrainën “deri në fund të mandatit të kësaj administrate”.

Uashingtoni tha 10 ditë më parë se do t’i dërgonte Ukrainës raketa, municione, mina dhe armë të tjera me vlerë 725 milionë dollarë.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të forcojë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, përpara se mandati i Presidentit Biden të përfundojë më 20 janar, kur Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump do të marrë detyrën./VOA/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.