SHBA paralajmëron Rusinë, Trump i shqetësuar: Me veprimet e fundit …
Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan të hënën Rusinë se “veprimet e jashtëligjshme”, të tilla si aneksimi i anijeve të Ukrainës në Detin Azov, janë duke penguar zhvillimin e marrëdhënieve normale midis Uashingtonit dhe Moskës.
Të dielën, Rusia aneksoi tri anije të Ukrainës, duke i akuzuar ato për hyrje të paligjshme në ujërat rusë në Detin Azov.
Konfrontimi në det shkaktoi frikë për një përballje më të gjerë ushtarake.
Haley e fajësoi Rusinë për përplasjen, duke e cilësuar konfiskimin e anijeve si “shkelje të egër të territorit sovran të Ukrainës”.
Por, ajo nuk kërcënoi me sanksione të reja dhe bëri thirrje për shtensionim të situatës.
Haley tha se ky qëndrim u arrit pas bisedave me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, dhe se reflekton “shqetësimet në nivelin më të lartë të Qeverisë amerikane”.
SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë sanksione kundër Rusisë pasi Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. REL
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



