SHBA, Shtetet e Ndara të Shqipërisë dhe 26 vjet ri-miqësi!
Zotit Donald Lu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
I nderuar Shkelqesi!
Me rastin e njëzet e gjashte vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike ndermjet Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperise kam nderin qe t’ju paraqes kenaqesine dhe lumturine e madhe qe na bëtë me fejsbuk, t’Ju urojmë Ju dhe vetet tona për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet respektive. Ju falenderojmë që na dhatë këtë mundësi, na pajiset me teknologji të na lexojë e gjithë dynjaja si jemi përkëdhelur, si jemi uruar.
Marrëdhëniet tona nisen në 1922 si rezultat i natyrshëm i vetos së Presidentit Wilson në Paris, që i ktheu pavaresinë Shqipërisë. Ishte dashuri me shikim të parë, nuk ishte dashuri me shkuesi. Nuk do të thur lavde sepse e kanë bërë të zinjtë e vendit tim dhe e bëjnë çdo ditë. Ju janë shpifur lëvdatat. Keni nevojë për vërtetësi. Thjesht, do të shkruaj dy rreshta me siqeritet dhe me pastërti.
A i keni të regjistruara kujtimet e para që ambasadori juaj i parë në Shqipëri z. Grand Smith i emëruar këtu prej presidentit Warren Harding ka shkruar?! Patjetër që po.
E pra, ai shkruan kështu për shqiptarët e mi:
“Ky është një vend shumë i varfër. Njerëzit këtu janë të paushqyer dhe të pashkolluar mirë. Perballë meje është kryeministri Fan Noli që flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë se e imja dhe unë ndjehem shumë keq përballe tij”.
Kjo është e vertetë shkëlqesi. Si për ironi të fatit apo për besnikëri të tij, sot, gati një shekull më vonë, ne jemi po ai popull i vogël, i varfër, i ushqyer dhe i shkolluar keq por i mbushur me talente harvadiane dhe jo vetëm, që bredhin rrugëve të pavlerësuar, të përzënë si qentë rrugaçë që i tredhin bashkitë. Këtu i tredhhin talentet si qentë shkelqesi, që të mos shumohen. Mos u habit shkëlqesi që në këtë vend të ketë një pafundësi njerëzish shumë më të talentuar se ti, por që mbajnë pasaportën e një Shteti të krimbur prej korrupsionit. Të krimbur në hajdutëri e babëzi. Nuk i lenë banditet të duken, nuk i lënë hajdutët të bien në sy. Kjo është epërsia juaj ndaj tyre shkëlqesi.
Me të njëjtën babëzi që e kanë grabitur historikisht po e grabisin popullin e kequshyer edhe sot shkëlqesi. Me të njëjtën ligësi që e kanë lënë historikisht të pashkolluar po i shkollojnë poshtërsisht edhe sot shkelqesi. Kur Shqipëria u pushtua prej fashisteve italianë dhe vrapuat ta linit Shqipërinë i ofruat mbretit Zog tre passporta amerikane. Një për Naltmadhninë, një për Lekën e porsalindur një për nënën e tij Geraldinë. Ai i refuzoi pasaportat tuaja shkëlqesi por sot kanë aplikuar 200 mijë të pashpresë të zhytur në mjerim për llotarinë tuaj, duan te ikin që këtu, duan ta braktisin Shqipërinë. Duan t’i shohin bijtë e tyre të racës së grisur ariane ambasadorë amerikanë, ashtu si ti që vendos për fate popujsh ku të shkel këmba dhe origjinën mund ta kesh patur një i vuajtur si ne, por me sy të tërhequr diku në Azi. Kemi ëndrra të njëjta me prindërit tuaj shkëlqesi.
Enveri ynë, Enveri i këtyre ju shpalli armiqtë më të mëdhenj të Kombit dhe prej dyzet e shtatës e deri me 25 Mars të 91 nuk shkelet më në Shqipëri. A e kuptoni shkelqesia juaj sa hileqare që jemi?! A e ndjeni sadopak që jua kemi bërë me hile dhe me dredhi?! Ndryshuan kampet, ndryshuan interesat, ndryshoi filmi, e drodhem dhe ne. Kishit 50 vite që mbanit lidhje sekrete me Mehmet Shehun dhe nuk na kishit thënë se kryeministrin e kishim nje mut muti. Këtë na e tregoi partia. Hajde t’ju besojmë më ju. Hajde ta dimë ne ç’mendoni për këtë që na keni vënë mbi krye tani.
Pesëdhjete vjet në shtrat me jugosllave, me Kinë e me Rusi. U kthyem në 91 të penduar në 25 Mars të 91-shit. A ishit ju bashkëshorti i papergjegjshëm që na latë në bordellon e lojës së kombeve, a ishim ne bashkeshortja e përdalë këtë nuk e zgjidhim dot tani. Rëndësi ka se u kthyem bashkë pas kaq shumë vitesh ndarje e armiqësi. Për hatër të femijëve çiftet mund të tolerojnë ndonjë tradhëti. Kush do të kujdesej në Ballkanin e hienave për Ulqinin e vogël, për Tivarin, për Prishtinën bukuroshe, për Shkup, Tetovë, Gostivar e Çamëri?!
Shkelqesia juaj!
E rinisëm me Rajersonin, erdhem tek Bushi, Clinton, Kerry dhe Donald Lu që jeni Ju dhe këta po na shtypin sërish. Njëzet e pesë vite të tjera pas pesëdhjetë viteve armiqësi, ne jemi sërish të ushqyer keq, te shkolluar keq, harvardistet e shkollaret po marrin arratinë ndërsa banditët kanë hyrë në parlament, kanë hyrë në Qeveri. Nuk është më Noli sot. Eshtë piktori para jush. Populli po ikën nga sytë kembët. Nuk e di si ndjeheni para tij.
Janë të hatashëm shkëlqesi. Ti ke parë vetëm orat e kyceve që vlejnë sa makina juaj, por po të shohësh koleksionet e orave të blejnë ty me gjithë godinë. Ti i njeh mirë dhe i di. Ne i njohim mirë dhe i dimë. Kot bëjnë si amerikanë. Janë në rol. Aktrojnë amerikanizëm. Ti e di mirë që zemrat i kanë atje, ku e di edhe ti.
Na premtuat me sekretaren Clinton edhe treqind vjet miqësi. Si mund të ndodhë kjo shkëlqesi?! Me këtë ritëm që po i përzënë shqiptarët nga Shqipëria duket qartë se duan të na zëvëndësojnë me sirianë të pafatë, afganë, me grekë, serbë, maqedonë e muxhahidinë.
Nuk po zgjatem më shkelqesi. Të gjitha i di ti. Po e ul zërin që të mos dëgjoje njeri. Sipas gjasave as zgjedhje nuk ka as Reformë në Drejtësi. Për karafilat që keni vënë e kam, po ju sjellin vërdallë kot, nuk i pëlqen askujt në këto vende të japë llogari. Edhe këta edhe ata që ishin nuk po dinë si të na gënjejnë më. Asnjeri nuk vjen në pushtet pa LSI-në.
Shkëlqesia juaj!
Edhe njëherë gëzuar. Besnikërisht të tutë tre miljon të kequshqyer, të keqshkolluar. Besnikerisht të tutë, një ushtri me talente e harvardistë, kamarierë, lavazhierë, kasapë, qerues peshku, bastexhinj, faturini, pijanecë e të papunë. Do të qëndroj sa të mundem këtu dhe kur durimi të sosë do të shkoj në New York do t’i shaj të zinjtë e këtushëm si Konica, prej atje. Prej këtu nuk bën punë.
Në 91-shin isha ende femijë dhe prisja që Rocky Balboa të mundë Ivan Dragon ndërsa sot pres që mbi krimin të triumfoni ju. Ne jemi të kapur. Jemi të pafuqishëm. Ata nuk fluturojnë dot po ua shkulet atyre puplat që ua keni vënë ju.
Shkëlqesia juaj!
Po e humbëm betejën me lirinë dhe me demokracinë. Po e humbëm betejën me drejtësinë, mos bëni gabim të na bashkoni. Kështu siç jemi dhe nuk dimë ku të futemi. Po u bënë bashkë të zinjtë që na drejtojnë, na hëngrën, na shqyen, na grinë.
Le ta dijë këtë z. Trump apo zonja a zotëria qe do të vijë pas tij, kurdo që të vijë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




