E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA, tragjedi e rëndë, adoleshenti vret prindërit dhe motrën
Bota

SHBA, tragjedi e rëndë, adoleshenti vret prindërit dhe motrën

Nata e ndërrimit të viteve është kthyer në një mbrëmje horror në një familje në Neë Jersey. Një adoleshent i moshës 16 vjeçare ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe motrën e tij në shtëpinë e tyre në Long Branch.

I riu vrau babanë dhe nënën e tij, Steven dhe Linda Kologi 44 dhe 42 vjeç dhe motrën e tij 18-vjeçare Brittany duke përdorur një pushkë.

Sipas autoriteteve, adoleshenti i cili u arrestua pas masakrës në familje, gjithashtu kishte vrarë një mike të familjes, 70 vjeçaren Mary Schultz, pak pas fillimit të vitit 2018.

Duket se gruaja jetonte pranë banesës së tyre. Policia gjeti armën e krimit, një pushkë gjysmë automatike, por nuk është e qartë nëse janë gjetur armë të tjera në shtëpi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.