SHBA/Vrau 6 persona mes tyre 3 fëmijë, momenti kur transgjinorja hyn me automatik në shkollën e krishterë
Dje, në një shkollë private të krishterë në Tennessee, SHBA, u regjistrua një sulm me automatik. Një grua transgjinore e quajtur Audrey Elizabeth Hale, 28-vjeç, u fut në shkollë dhe zbrazi automatikun duke lënë pas 6 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë të moshave 8-9 vjeç.

Ndërkohë policia ka publikuar një video të kapur nga kamerat e sigurisë që tregon sulmuesen, Audrey, duke qëlluar me automatik dhe duke ecur nëpër korridor. Autorja shihet e veshur me një jelek të zi mbi një bluzë të bardhë, pantallona kamuflazhi dhe një kapele bejsbolli të kuqe. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco