E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i CIA-s takim sekret me presidentin Zelensky. Zyrtarët zbulojnë arsyen
Bota

Shefi i CIA-s takim sekret me presidentin Zelensky. Zyrtarët zbulojnë arsyen

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, William Burns zhvilloi një vizitë të fshehtë në Ukrainë në qershor. Drejtori i CIA-s u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarët e zbulimit për të diskutuar mbi kundërofensivën që ka ndërmarrë Ukraina.

Capture

Lajmi mbi takimet sekrete u bë i ditur të premten. Diskutimet e fshehta njoftohet të kenë ndodhur përpara rebelimit të dështuar të udhëheqësit mercenar rus Yevgeniy Prigozhin kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

Kundërsulmi ukrainas ndaj trupave agresore ruse nuk ka sjellë përparime të shpejta dhe nuk ka shkaktuar panik për zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane.

Zyrtarët ukrainas janë shprehur të shqetësuar ditët e fundit, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Perëndimit që t’i sigurojnë Kievit armë më të avancuara për të ndihmuar në shkatërrimin e pozicioneve mbrojtëse ruse dhe për të mundësuar që trupat ukrainase të çlirojnë më shumë territore.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë mbeten të bindur tek rezultatet e kundërofensivës së Ukrainës, edhe nëse për këtë do duhen gjashtë deri në tetë javë./voa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.