E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat tronditëse/ Ja sa të vrarë la ky vit në Siri
Bota

Shifrat tronditëse/ Ja sa të vrarë la ky vit në Siri

Një grup monitorues tha se rreth 39,000 njerëz, përfshirë 10,507 civilë, janë vrarë në luftën e Sirisë në vitin 2017.

Viktimat përfshijnë 2,109 fëmijë dhe 1,492 gra, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Grupi i lidhur me opozitën, i cili monitoron viktimat në të gjitha anët e konfliktit, tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 2,923 ushtarë të Qeverisë siriane, si dhe 7,494 luftëtarë militantë.

Këtë vit, shifra e viktimave është më e vogël, krahasuar me vitin 2016, kur Vëzhguesi ka dokumentuar 49,742 të vrarë nga dhuna në Siri, shkruan rel.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 me protesta antiqeveritare. Në total, mbi 400,000 njerëz janë vrarë në luftime. Konflikti po ashtu ka zhvendosur miliona njerëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.