SHIKIM TË KËNDSHËM!
Jani Malo
Jetojmë në kohë absurdi dhe paradoksesh. Emisionet boshe nëpër ekrane janë të mbushur me reklama. Pra, bëjnë shumë para. Kjo të forcon bindjen se televizionet nuk ka gjasa të mbyllen edhe sikur të bojkotohen.
Pasi ke dështuar me sukses për të gjetur diçka të hajrit dhe të ka rënë inati, i kërkon falje telekomandës dhe dyshemesë për përplasjen e tyre aksidentale.
Pastaj dorëzon armët bëhesh shumicë e bindur dhe i urtë. I nënshtrohesh diktaturës së sheqerosur të ekranit të vogël.
Diku sheh gjela që kakarisin si pula të lumtura dhe që përgjërohen se do bëjnë vezë të shijshme sapo të gjejnë furrikun.
Diku tjetër sheh pula që hahen si gjela dhe përpiqen t’u mbushin mendjen atyre që i shohin se është më e vështirë dhe më e vlerë të këndosh majë plehut sesa të bësh vezë.
Po qe ca më trendy në shije ke edhe më shumë ushqim. Gjithandej sheh zoçka pa pupla që shoqërojnë gjela të ngrehur teksa masturbojnë live kotësinë e tyre.
Ky është riti i përnatshëm: populli zë vend para ekranit – jo para togës së pushkatimit – dhe pret me padurim të dënohet për një krim që nuk e ka kryer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


