Shiu i lag propagandën Veliajt, gjimnazi i sapo rikontruktuar mbulohet nga lagështira
Shiko sa i bukur ka dalë gjimnazi “Besnik Sykja”!”, kështu shkroi në një postim në Facebook-un e tij, në datë 27 tetor, kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj. Kur kanë kaluar dy javë e pak ditë, që nga koha kur Veliaj inagurua me bujë rikonstruktimet e këtij gjimnazi, denoncimet e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë, kanë shkërmoqur propagandën e kryebashkiakut.
Së fundmi, disa studentë kanë denoncuar në redaksinë tonë se në këtë gjimnaz të saporikontruktuar lagështira është prezente kudo në katin e 3 duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve. Nxënësit mësojnë mes lagështirës, mykut dhe mungesës së kushteve minimale.
Denoncimi:
Pershendetje, gjimnazi besnik sykja, Sa u rikonstruktua dhe ne ditet qe ra shi shif ca tmerri ka ndodh ne ambjentet brenda. Kati 3 lageshtir nuk bejn msim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



