E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkaktoi përplasje diplomatike mes Turqisë dhe SHBA-ve, lirohet pastori
Bota

Shkaktoi përplasje diplomatike mes Turqisë dhe SHBA-ve, lirohet pastori

Një gjykatë turke vendosi të premten të lirojë pastorin e krishterë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit. 

Vendimi mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-s.

Gjykata miratoi një dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson-in, i cili ishte akuzuar për vepra terroriste, por për shkak të arrestimit të tij prej tetorit 2016 ajo vendosi për lirimin e pastorit, raporton VOA.

Sipas dëshmitarëve zoti Brunson u emocionua gjatë momentit të njoftimit të vendimit.

Përpara se gjyqtari të jepte vendimin pastori i tha gjykatës: “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.