Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë
Kokainë nga Holanda në Europë
22 persona janë vënë në pranga nga policia italiane për përfshirje në një rrejte të trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.
Hetimet e nisura që në vitin 2016 janë finalizuar në operacionin e koduar ‘Sottobosco’ të zhvilluar në zona të Emilia Romagnas, Toskanës, Lombardisë dhe Sicilisë.
Sipas specialistëve, hetimet kishin dokumentuar me prova aktivitetin e bandës për trafikun e kokainës.
Në bandën e shumëkërkuar bënin pjesë edhe disa shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije.
Arabë, holandezë e shqiptarë të specializuar në importin e kokainës nga Holanda duke përdorur lidhjet dhe rrjetin ndërkombëtar të drogës të krijuar atje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



