E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Firence
Bota

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Firence

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, të drejtuar nga shqiptarët, që vepronin në trafikun e vajzave për prostitucion.

Operacioni policor është ndërmarrë në Firence, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 7 persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Media italiane raportojnë se të arrestuarit në mënyrë që t’i shmangeshin drejtësisë dhe policisë, i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre, por më pas  i prostituonin nëpër rrugët e Italisë.

300 deri në 500 euro ishte “kuota” që rreth 15 vajza me kombësi të ndryshme duhet të sillnin pranë drejtuesve të grupit kriminal.

Në operacionin për arrestimin e trafikantëve shqiptarë kanë marrë pjesë rreth 60 forca policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.