E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHKODËR/ Benet Beci  i jep 10 kontrata  Broz Dodajt disa qindra  MLN lekë pa garë
Lajme

SHKODËR/ Benet Beci i jep 10 kontrata Broz Dodajt disa qindra MLN lekë pa garë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vendosur t’i ndajë të gjitha paratë e tenderave me pronarin e firmës “Ndërtuesi 2000” shpk. Dhjetë kontrata i ka firmosur Beci biznesmenit Broz Dodaj që nga dita që ka hyrë në zyrën e kryetarit. Pasi i dha paratë e rikonstruksionit të një çerdheje, Beci menjëherë i ka dhënë kësaj kompanie një projekt të ri.

Dy muaj më parë, më datë 6 tetor 2023, Bashkia Shkodër ka bërë të ditur përmes një njoftimit publik se do të rikonstruktohen pallatet e vjetra në rrugën “Isuf Sokoli” me një fond 70 milionë lekë (të reja).

Pas dy muajve reklamë tashmë Beci ka filluar në praktikë.

Më datë 6 dhjetor 2023. Beci ka firmosur tenderin me objekt “Rikualifikim urban bllok pallatesh, rruga Isuf Sokoli” me një fond limit 600 milionë lekë.

“Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” do të pësojë një rikonstruksion të plotë. Bashkia Shkodër, me një fond prej 70 milion lekë të reja me TVSH, do të financojë tjetërsimin e kësaj zone në qytetin e Shkodrës”, thuhet në njoftimin e 6 tetorit.

Dhe këto 600 milionë lekë, Beci i çon tek ndërtuesi “i besuar”. Për tenderin e mbyllur ditën e djeshme janë paraqitur 18 oferta, por këto ose regjistrohen formalisht, ose fiktivisht, pasi e dinë se kush është fituesi. Beci i ka skualifikuar 17 prej pjesëmarrësve që në fazën e parë. Pra, i ka hequr të gjithë pretendentët për t’i hapur rrugë firmës ”Ndertuesi 2000” shpknë pronësi të Broz Dodajt.

Kjo kompani si zakonisht, edhe këtë tender e ka firmosur direkt pa u përballur me konkurrentë të tjerë.

Prandaj Open Data Albania e vlerëson me “Red Flag” këtë prokurim, si një sinjal për korrupsion që bëhet me taksat vendore.

Dy ditë më parë Gijotina.com tregoi se si Beci i fali Dodjat projektin me objekt  “Rikonstruksion i plotë i çerdhes “Manush Alimani” – Zbatim” me fond limit 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender është hapur si garë që në muajin tetor, ndërsa me 3 nëntor 2023 është mbyllur pranimi. Kur u këqyrën zarfat me ofertat, pas 1 muaji, është bërë publik emri i fituesit.

Pra shohim që pazaret i kanë bërë që dy muaj më parë, sepse edhe në atë rast Beci skualifikoi 11 firma dhe ia la në tavolinë vetëm dosjen e firmës ”Ndertuesit 2000” shpk.

Në pak ditë u dhanë 730 milionë lekë pa garë nga paratë e mbledhura me taksat e qytetarëve shkodranë.

Ndërkohë, vlen të shtojmë se në njoftimin e bërë në tetor, vetë Bashkia Shkodër e thekson se pallateve do t’u rregullohet fasada nga jashtë dhe do të vendosen disa lojëra për fëmijë. Epo 600 milionë lekë për të lyer dy- tre pallate është një numër cirku që vetëm kryebashkiakë si Beci mund ta bëjnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.