E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodrani: Kam patur çdo femër që i vija syrin, brunja syjeshile ma bëri ‘8 me 2′
Uncategorized

Shkodrani: Kam patur çdo femër që i vija syrin, brunja syjeshile ma bëri ‘8 me 2′

 Dashuria të ndryshon! Një djalë çapkën shkodran ka ndryshuar tërësisht stil jete kur ka provuar ndjenjën e dashurisë. Historinë e ka rrëfyer vetw ai.

“I kam tallur e sharë e vënë në lojë e ofenduar gjithë shokët e mi që sapo fejoheshin shkëputeshin nga shoqëria. Ose as me sy nuk e shihnin më një femër tjetër.

Jam shpirt i lirë dhe i tillë kam qenë gjithmonë si djalë Shkodre që jam. Kam patur femrat që kam dashur të kem.

Nuk e them aspak për mendjemadhësi, por nëse një vajze i vija syrin e kam kapur, pak me pamjen, pak me tipin e pak me faktin se jam kavaljer.

Deri para 1 viti lidhja më e gjatë që kam pasur ka qenë 3 muaj e gjysëm. Nuk jam njeri që tallem me vajzat, por asnjëra nuk ka arritur t’më bënte për vete me qëndru ma gjatë.

Para 1 viti njoha një vajzë në Pedonale, në shoqëri të përbashkët qëlluam në të njëjtën tavolinë. Brune e syjeshile e mendova direkt: Ohooo iku dhe kjo! Por u gabova!

Ajo nuk ma varte, s’më jepte shumë muhabet në tavolinë e kur më jepte ishte vetëm për t’më kundërshtuar.

I kërkova numrin e me stil e anashkaloi.

E kërkova në Facebook, hiq. Nuk kishte. U fiksova. Si një vajzë me aq botë sa ajo nuk flet në rrjete sociale.

Gjeta mënyrën me shoqëri dhe e ula prapë në kafe. Kjo prap hundën lart. Po më çmendte. 3 muaj kështu, unë s’isha mësuar me u sjell kështu pas një femre.

Pas 3 muajsh kjo heq apendesitin dhe përftoj nga rasti e i shkoj me lule në spital. Unë ky? E pabesueshme. I them: Nuk e prisje eee? Përgjigjja e saj më hoqi pinin: Normal që e prisja, pse jo?

Vetëbesimi i saj më ka bërë ta adhuroj. Prej asaj dite u afruam dhe u lidhëm disa javë më vonë.
I rri para mbrapa e jo sepse ma kërkon. Përkundrazi. Por më vjen natyrshëm. Nuk dal më darkave e as nuk pi më aq shumë alkool.

Mendoj se e dashuroj! Ajo është e vetmja që ma bëri 8 me 2 e jam 37 vjeç”, shkruan ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.