E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokon Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar
Sport

Shokon Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar

Kthimi i Neymar tek Barcelona ka qenë një ndër temat më të përfolura në mediat btërore.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme.

Një ndër to është edhe kthimi i sulmuesit të PSG-së, Neymar Junior në “Camp Nou”.

Kjo nuk është e mundshme sipas Bartomeus, i cili thotë se tashmë Barcelona e ka një super talent, ai është Ousmane Dembele.

Madje, Bartomeu mendon se Dembele është më i mirë se Neymari.

“Nuk është e mundshme për brazilianin (Neymar), që të kthehet në sepse jemi të fokusuar në projektin me Dembelen e Coutinhon. Jemi të lumtur me ata që kemi”, tha Bartomeu.

“Dembele është superior ndaj Neymarit dhe një profesionist i vërtetë. Është i ri, dhe mos të harrojmë ka ardhur në një klub të shkëlqyer, nuk është e lehtë. Por, ai është adaptuar. Dembele është shumë më i mirë se Neymari”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.