E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqatat e gazetarëve  deklaratë për sulmet ndaj gazetares  Ola Xamës: Dënojmë intimidimin dhe denigrimin e figurës së saj
Sot

Shoqatat e gazetarëve deklaratë për sulmet ndaj gazetares Ola Xamës: Dënojmë intimidimin dhe denigrimin e figurës së saj

Ditën e sotme ka reaguar shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale në lidhje me sulmet që i janë gazetares Ola Xama.

Sipas deklaratës së tyre të solidariteti thuhet se ata dënojnë sulmet dhe intimidimin që është bërë ndaj gazetares.

DEKLARATË SOLIDARITETI

Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” (APJ Albania) dhe Instituti i Mediave Online e Sociale (IMOS Albania) dënojnë sulmet e nisura prej disa ditësh në disa media online, kundër gazetares Ola Xama, që dukshëm kanë për qëllim intimidimin e saj dhe denigrimin e figurës së saj.

APJ Albania dhe IMOS Albania konsiderojnë se kjo është një fushatë e qëllimshme denigruese e kërcënuese, për shkak të detyrës, si pasojë e shkrimeve investiguese të gazetares Ola Xama, përmes të cilave ajo ka ekspozuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera të rënda korruptive.

Sulmet kundër gazetares kanë nisur menjëherë pas një shkrimi të publikuar në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN) përmes Reporter.al për dosjen e inceneratorit të Tiranës, një aferë kjo që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe që ka çuar në burg disa zyrtarë nën akuzën për korrupsion.

Fushata e sulmeve është intensifikuar ditët e fundit me publikimin e materialeve shantazhuese e kërcënuese kundër saj dhe familjarëve të saj të afërt, me qëllimin që të intimidojnë gazetaren, që të ndërpresë investigimet e saj.

APJ Albania dhe IMOS Albania i shprehin solidaritetin koleges Ola Xama duke u bashkuar me organizatat e tjera të medias që kanë reaguar, dhe u bëjnë thirrje gazetarëve, mediave e organizatave të tjera të mediave apo të të drejtave të njeriut, që të kërkojnë bashkë me ne, ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla, të cilat jo vetëm dëmtojnë gazetarinë dhe lirinë e shprehjes, por vënë në rrezik edhe sigurinë e gazetares.

APJ Albania dhe IMOS Albania do të informojnë për këtë rast edhe organizatat partnere ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare, të cilat janë të angazhuara energjikisht në mbrojtje të gazetarëve dhe të lirisë së shtypit e të shprehjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.