E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqëria civile dhe protestat e saj, ç’zhgënjim!
Uncategorized

Shoqëria civile dhe protestat e saj, ç’zhgënjim!

Edmond Arizaj

Personalisht mendoj se ne nuk kemi shoqëri civile, në kuptimin e drejtëpërdrejtë të këtij togfjalëshi; pra ajo pjesë e shoqërisë që formohet mes shtetërores dhe privates e mëton të përfaqësojë, apo dhe mbrojë qytetarët nga veprimet a mosveprimet e shtetit dhe privatit; ajo që mbush dhe fryn opinionin publik duke u bërë kundërbalanca e propagandës shtetërore dhe private.

Nëse tani do të pyesim 100 njerëz të rastësishëm për nisma, bashkësi, lidhje, shoqata, personazhe të pavarur nga shteti, etj., përgjigjet do të jenë dëshpëruese.

Në tërësi, sigurisht këtu mund të bëjmë përjashtime individësh; por në tërësi, ajo që do të duhej të ishte shoqëria civile, që elektrizohet menjëherë sapo shteti, apo koorporatat private prekin interesat e shumicës, është inegzistent; kjo në rastin më të mirë, ose e përdorur nga politika në rastin fatkeq. Fatkeq them për qytetarët.

Ka një tërësi shoqatash që marrin dhe “punojnë” fonde të panumërta prej vitesh. Quhen shoqëri civile. Po as i njeh njeri e as jua ka dëgjuar zërin kush. Këta janë të pjesës “urtë e butë, e plot tigani”. Janë të kapura me ndonjë apo disa fije politike.

Ka pastaj përfaqësues që thonë “jemi shoqëri civile”; por që përfaqësojnë interesa politike dhe çuditërisht shfaqen vetëm kur duhet sulmuar një palë, e ku nuk ka asnjë rëndësi nëse pala është apo nuk është për gjykim.

Ka pastaj individë të çuditshëm që mund të zbresin nga cilido pozicion shtetëror i mëparshëm dhe të hyjnë si pa gjë të keq të përfaqësojnë opinionin publik apo pjesë e shoqërisë civile, duke kërkuar madje llogari për sistemin ku kanë qenë vetë. Hajde mere vesh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.