Shorti i Champions-it do të ripërsëritet, gjithçka ka ndodhur për arsye të…
Shorti i Champions-it do të përsëritet sërish sot në orën 15:00. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe UEFA me anë të një komunikate.
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se gogla e Mançester Junajtid e cila duhet të ishte tek vazo tjeerër ishte në vazon ku ndodhej dhe Vijareali ku të dyja së bashku janë përballur me një grup këtë sezon.
Një gabim i UEFA-s i ka kushtuar rëndë skuadrave si Inter, Real dhe Juventus ku kishin një short tepër të lehtë në letër.
********

Spikat supersfida PSG-Mançester Junajtid, ku Ronaldo dhe Mesi rikthehen të ndeshen së bashku. Një finale e parakohshme është dhe përballja, Atletiko Madrid-Bajern Mynih.
Fati i buzëqesh dy italianëve si Interi dhe Juventusi, ku skuadra zikaltër ka “peshkuar” Ajaksin dhe skuadra e Alegrit ekipin e Sportingut të Lisbonës. Siti do të përballet ndaj Vijarealit dhe Reali ndaj Benfikës duke evituar një ndeshje të fortë.
Kampionët aktual të Europës do të masin forcat ndaj kampiones së Francës, Lilë. Liverpuli do të sfidojë ekipin e Salcburgut.
NDESHJET E FAZËS SË 1/8-ve TË CHAMPIONS-it –

BENFIKA – REAL MADRID
VIJAREAL – MANÇESTER SITI
ATLETIKO MADRID – BAJERN MYNIH
SALCBURG – LIVERPUL
INTER – AJAKS
SPORTING LISBON – JUVENTUS
ÇELSI – LILË
PSG – MANÇESTER JUNAJTID
Skuadrat e vazos së parë janë: Ajaksi, Bajerni i Mynihut, Juventusi, Liverpuli, Lilë, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit.
Skuadrat e vazos së dytë janë: Atletiko i Madridit, Benfika, Çelsi, Interi, PSG, Salcburgu, Sportingu i Lisbonës dhe Vijareali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



