Shpërthen Arian Galdini: Po ikin nga politika dhe Kuvendi, Santuçot dhe po vijnë Terrasinët
Arian Galdini
Pedagogu Arian Galdini i cili është njëkohësisht edhe Presidenti i Akademisë për Administrim, Lidership dhe Qeverisje ka vijuar me traditën e krijuar prej tij tashmë në komunikimin e tij publik, duke postuar një tjetër videomesazh në profilin e tij në facebook.
Ish – Kryetari dhe Themeluesi i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, shkruan në profilin e tij në facebook se:
“Kam paralajmeruar gati 1 vit me pare se efekti i ligjit te dekriminalizimit do te jete largimi i Santucove dhe ardhja e Terrasineve.
Kush e ka pare filmin Oktapodi, e di se Santuco ishte krimineli qe vriste me doren e tij. Terrasini ishte avokati i Santucos dhe vrasesve si Santuco.
Keta po bejne pikerisht kete. Me marreveshje po largojne Santucot nga politika, e po sjellin Terrasinet ne politike….
Kur e pyeten Gjykatesin Paolo Borselino 1 jave para se ta vrisnin ne nje atentat mafioz, se cfare eshte MAFIA.
Borselino u pergjigj: Nese keni 3 kandidate per Parlament, i pari student ekselent, i dyti anetar militant partie, i treti eshte kokebosh, cili prej tyre mendoni ju se perzgjidhet nga Udheheqesit e Partive per te kandiduar?
Gazetari i pergjigjet: Natyrisht, te dytin. Anetarin militant te Partise.
JO. JO. JO. -iu pergjigj Berselino, gazetarit. – Gabohesh. Kane ndryshuar kohet. Tani Udheheqesit nuk duan me as anetarin militant te Partise. Tani Udheheqesit, duan vetem kokeboshet. Kandidate do te zgjidhen kokeboshet. Kjo eshte MAFIA.
Terrasine dhe kokeboshe do te keni ne Parlamentin e ardhshem….
Gjykoni vete me mire per cfare ju pret….
Une po e them te verteten sepse nuk dua te jem bashkefajtor.
Pike.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



