E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shpërthim i fortë, 7 persona arritën të ikin nga dritaret” – Zbulohen të tjera detaje nga aksidenti me 46 viktima në Bullgari
Bota

“Shpërthim i fortë, 7 persona arritën të ikin nga dritaret” – Zbulohen të tjera detaje nga aksidenti me 46 viktima në Bullgari

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sofje, ku humbën jetën 46 persona dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, dhe ka rrëfyer se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev. /AlsatM/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.