E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim tritoli në Vaun e Dejës
Uncategorized

Shpërthim tritoli në Vaun e Dejës

Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës…

Qarku i Shkodrës nuk gjen qetësi. Pas atentateve në qytet dhe vrasjeve në Velipojë, këtë herë ka pasur shpërthim tritoli në Vaun e Dejës.

Behet me dije, se lënda ka plasur në fshatin Bushat, në banesën e Filip Dodajt, 32 vjeç.

Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, teksa dyshohet se ka qenë një mesazh paralajmërues.

“Rreth orës 21:10, ne fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thekson policia.

Muajin e fundit, rrethi i Shkodrës ka qen në krye të listës lidhur me atentate dhe vrasjet. Ngjarja më e rëndë ishte ajo që ndodhi më 30 gusht, ku në një lokal u vra Elis Rroshkodoli, 36 vjeç. Ai u qëllua me 14 plumba, teksa më pas u arrestua një 26-vjeçar dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Më 7 shtator, boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi i shpëtoi një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari lëvizte me fuoristrade ‘Range Rover’. Ai u qëllua me 4 plumba pistolete, por shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus. Ndërsa policia ka mundur te identifikoje menjëherë autorin, Alban Bruci. Shkak i atentatit të dështuar dyshohet se ishte hakmarrja.

Ngjarja e radhës ndodhi më 8 shtator. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin “Golem” ku Mario Kroni plagosi me armë zjarri, 29-vjeçarin Renaldo Kola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.