Shpërthime të tjera në Kiev, autoritetet thirrje qytetarëve të strehohen!
Të tjera shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
CNN raporton se shpërthimet janë shënuar në zonat periferike të Kievit rreth orës 22:40 me orën lokale.
Autoritetet ukrainase i bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të fshehur në vendstrehimet dhe metrotë.
Ndërkohe janë aktivizuar dhe sirenat e luftës të cilat paralajmërojnë sulmin rus.
Në orët e para të mbrëmjes së sotme, shpërthime të shumta u regjistruan në qytetin e Khrakov.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



