Shpërthimi në Stamboll, viktima dhe dhjetra të plagosur
Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme të qarkullojnë në rrjetet sociale shfaq disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.
Gazetari i DHA-së turke, Hasan Yildirim, i cili po raportonte live thotë se është kapur momenti kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Kryetari i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.
“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.
Pamjet dramatike të postuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dëgjohet një shpërthim i fuqishëm. Pas kësaj, ka pasur një rrëmujë në rrugë, pasi njerëzit tentuan të largoheshin sa më shpejt në një vend të sigurt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



