E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Shpikësi britanik paraqet kostumin ajror

Richard Browning është shpikësi që ka krijuar dhe prezantuar një kostum ajror të drejtuar nga raketa, pothuajse në stilin e heroik komik Iron Man. Në prag të Konferencës Technology, Entertainment and Design (TED), në Vancouver, shpikësi prezantoi përmes demonstrimit “Daedalus Suit”.

Ky kostum përbëhet nga një ekzoskelet përforcues, i cili është i pajisur më gjashtë motorë të fuqishëm. Momentalisht është i përshtashëm për një kohë fluturimi deri në 10 minuta, siç BBC raporton. Kostumi ëshë quajtuar Daedalus, sipas babait të Icarus, në mitologjinë greke. Sipas krijuesit, kostumi mund të fluturojë deri në qindra metra lartësi me një shpejtësi prej 300 km / h.
Richard Browning tregoi për BBC se kishte qenë gjithmonnë në kërkim të sfidave të veçanta. “E ndërtova kostumin njësoj siç ju kur shikoni një mal dëshironi ta ngjisni, sepse rruga është qëllimi dhe një sfidë ndaj vetes”, kishte thënë ai. I ati i Richard ishte inxhinier i aviacionit dhe shpikës gjithashtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.