‘Shpikja’ e Dr ZOTOS, ndryshoi fatin e Inceneratorit të Tiranës
Gazetari tregon, letrat paçavure të Inceneratorit të Tiranës
Gazetari Klodian Tomorri e ka nisur të dielën me një perlë (letër paçavure) ose defter bakalli, një shpikje e Prof Dr Klodian Zotos që është shpallur në kërkim nga drejtësia e re.
Ah, kjo është një gallatë safi e politikës shqiptare! Një tabelë e thjeshtë e profesor Klodian Zotos bëri të ndryshojë fatin e një inceneratori 128 mln euro.
Zoto, do ta të ndërtonte pa fitim, si një shpirt i madh i dashuruar ndaj qytetit të tij Tirana – si një hero i inceneratorit!
Alba Thomes dhe Etleva Kondit, Sulltani duhet t’u japë një çmim! E marrin shpikjen e Dr Zotos dhe e paraqesin si një vepër arti, një mrekulli e krijimit të ligjit! Dhe kur Sulltani luan rolin e mbrojtësit të idesë së Thomes me Kondin, luan si një aktor i talentuar që flet me zell dhe zjarr për justifikimin e Dr Zotos.
Zoto na del njëherësh politikan, inxhinier dhe kuzhinier i justifikimeve, ai është një personazh i veçantë pas kuintave në skenën politike të këtyre viteve që po qeveris Rilindja e Edi Ramës.
Lexoni shënimin e gazetarit Klodian Tomorri:

Tek procedura e inceneratorit te Tiranes ka nje perlë
Ne mes te m’tit te madh korruptiv lind problemi, që pse duhet bërë me koncesion inceneratori i Tiranës dhe jo me prokurim klasik, dmth që ta ndertonte shteti me tender. Pra duhej gjetur një justifikim që mos të vinte shumë erë, sepse kjo ishte dhe një kerkesë ligjore.

Dhe pergjigjen e kesaj e jep Zoto. Ben një tabelë Zoto, ku thotë se po ta ndertonte shteti do kushtonte 148 milionë euro, kur e ndertojmë ne kushton 128 milionë euro. Nga vinte diferenca do thoni ju? Sepse sipas Zotos, po ta bente shteti me tender, ndërtuesi që do merrte tenderin do fitonte të pakten 13.5 milionë euro, kurse keto të tjerat ishin jo studime fizibiliteti, jo kosto burokratike. Pra Zoto e ndërtonte pa fitim dmth.
Këtë tabelën që bëri Zoto, ja çon Alba Thomës.

Kjo e merr dhe e fut në relacionin zyrtar të qeverisë, ku argumentohej se pse duhej bërë me konçension inceneratori dhe jo me tender. E ndërsa kjo Thomja me atë Etleva Kondin,

vendosnin kriteret që u çonte Zoto me Mertirin, çmimet që diktonin ata e keshtu me radhë, Sulltani
dilte në televizor dhe mbronte me forcë, argumentet e Thomës me Kondin që i bënte Zoto. Mileti paguaj.

Ja kështu kështu. Herën tjetër tek fleta e votimit vini emrin e Zotos ne krah te Partise Socialiste te pakten. Ta dine njerezit kush do ja u beje ligjet ne 4 vitet e ardhshme. 😂😂😂
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



