E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria është Rasti i Tretë në Botë i një Parlamenti Monopartiak (Rasti 1. Korea e Veriut; Rasti 2. Kuba; Rasti 3. Shqipëria)
Sot

Shqipëria është Rasti i Tretë në Botë i një Parlamenti Monopartiak (Rasti 1. Korea e Veriut; Rasti 2. Kuba; Rasti 3. Shqipëria)

1. Pse deputetët “e pavarur” nuk mund të konsiderohen në asnjë rast si Opozitë Parlamentare!

Sipas Ligjit aktual Elektoral Partitë kandidojnë me lista kandidatësh të partisë! Votuesin votojnë Partinë dhe jo kandidatin. Kandidati që përfshihet në përqindjen fituese merr mandatin e deputetit.

Ligjërisht vetëm 2 parti kanë marrë vendim për të dorëzuar mandatet (partitë aleate ligjërisht nuk ekzistojnë si fituese pasi janë kandiduar me logon e PD ose LSI).

2 partitë PD dhe LSI përbënin Opozitën parlamentare qysh prej 2017 dhe ato kanë marrë vendimin për dorëzim mandatesh dhe deputetët e tyre kanë dorëzuar mandatet.

Pra nëse Partia merr vendim ligjor dhe politik për dorëzim mandatesh dhe kjo shoqërohet me dorëzim mandatesh nga deputetët e listës, ata që i pranojnë nuk përfaqësojnë më as partinë që i kandidoi dhe as elektoratin që votoi partinë pra janë deputetë që përfaqësojnë vetëm veten e tyre, ndryshe quhen ligjërisht “të pavarur”!

Pra Parlamenti ka vetëm 1 parti:
Partinë Socialiste (ish PPSH e diktaturës komuniste monopartiake, e cila ishte PKSH e krijuar nga Partia Komuniste Jugosllave në 1941) dhe ka disa deputetë “të pavarur” (nuk përfaqësojnë ligjërisht asnjë parti pasi PD dhe LSI kanë marrë vendim për dorëzim mandatesh) dhe ligjërisht dhe teknikisht nuk përfaqësojnë as elektorat, pasi elektorati ka votuar vetëm për 2 logot e partive përkatëse që nuk i njohin as ata as vetë Parlamentin (PD dhe LSI).

Konkluzion 1:
DEPUTETËT “E PAVARUR” NUK MUND TË KONSIDEROHEN NË ASNJË RAST SI OPOZITË PARLAMENTARE!

Konkluzion 2:
NË SHQIPËRI KEMI PARLAMENTIN E TRETË MONOPARTIAK NË BOTË: 1. Korea Veriut, 2. Kuba, 3. Shqipëria:

Rasti 1. Parlamenti Monopartiak në Republikën Demokratike të Koresë së Veriut: Asambleja Supreme e Popullit që përbëhet vetëm nga Koalicion i Partisë Punës, Partisë SocialDemoratike dhe Frontit Demokratik dhe 13 deputetë të pavarur (në 1990)

Rasti 2. Parlamenti Monopartiak në Republikën e Kubës: Asambleja Kombëtare e Pushtetit të Popullit që përbëhet vetëm nga Partia Komuniste e Kubës.

Rasti 3. Parlamenti Monopartiak në Republikën e Shqipërisë: Kuvendi Popullor që përbëhet vetëm nga Partia Socialiste (ish PPSH e cila ishte ish PKSH) dhe 8 deputetë të pavarur.

Kaq mjafton për të gjithë ndërkombëtarët që nuk janë dakort as me regjimin e Koresë së Veriut dhe as me regjimin e Kubës por janë dakort me regjimin e Tiranës!

Kjo nuk vlen fare për shqiptarët pasi kanë neveri për të gjithë klasën politike që është autore bashkëfajtore e përbashkët e krijimit të Rastit të Tretë në botë të një Parlamenti Monopartiak dhe e instalimit të Diktaturës së Tretë në Planet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.