E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, një vend ku kullat e luksit janë ndërtuar për një pakicë të majmur
Sot

Shqipëria, një vend ku kullat e luksit janë ndërtuar për një pakicë të majmur

Elvira Dones

Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por, si çdo njeri që heraherës vjen në Shqipëri e nga diaspora (shpesh e përçmuar, nganjëherë e shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale dhe për pjesën më të madhe qesharake, kur nuk iu shkojmë “pas midesë” e etiketohemi si “naivë, partiake” e kështu me radhë).

Rrënjët shqiptare nuk i kam mohuar kurrë, nuk e kam mohuar kurrë shqiptarinë, në të kundërt. Ndaj ia lejoj vetes të them dy fjalë, edhe se e di fare mirë që jo vetëm do bien në veshë të shurdhët, por do sulmohem me lehtësi me leksikun më të ulët, me atë lehtësinë e keqdashje tipike të Ballkanit.

I dituri o “i padituri” e nxjerr kokën si struci nga “rëra” (ose fshihet pas postimeve publike të të tjerëve), shpesh i shtrënguar nga hakmarrja qeveritare e atyre që kanë “gurin dhe arrën në dorë”.

Kullat e famshme, restorantet e luksit ndërtuar për një pakicë të majmur u bëjnë karshillëk lypsarëve që i gjen në çdo cep të Tiranës së Rilindjes, plakave të gjora me tufa preshi në duar, shkollave pa ngrohje, pallateve të regjimit të dikurshëm, dalë brinjësh e mbi të cilat askush nuk vë dorë. Ashtu si askush nuk vë dorë mbi mizerjen e Bibliotekës Kombëtare, që herë digjet e herë përmbytet nga ujrat, e librat katandisen të thahen, ashtu si munden, varur telave e mbajtur si tesha të ricikluara.

E meqë Tregun e Gabit e pata vizituar disa herë, e kam te pamundur të mos e shoh atë bibliotekë si një shëmbëlltyrë të skenave të Gabit, ku e vetmja mënyrë që më vjen në mend, mes trishtimit që na kap, tek e shohim atë vend të çoroditur, të lodhur, të zemëruar e shpesh të frikësuar nga hakmarrjet “of the men in power”, sepse njerëzve pa përkrahje u fluturon vendi i punës, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit: Ne njerëzit e kotë të diasporës shihemi thjesht si naivë a budallenj të mirëfilltë të indroktinuar (një Zot e merr vesh nga kush) për mendjelehtësi e sepse jemi nel “libro paga” të forcave “antishqiptare”…

Kjo është “etiketa” që na vënë me “non – challenge” punëtorët e “palodhur të Rilindjes që po varrosin vendin, përfundimisht këto nuk janë përparësi për njerëzit e Rilindjes. Dhe nëse ky është pogresi që qeveria aktuale trumbeton me të madhe, atëherë edhe një i paditur nga arkitektura i bën disa pyetje vetes. Siç pyes veten, në këto javë të nxehta të debatit mbi çështjen e teatrit.

Të tjera kulla kërcënuan e kërcënojnë t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnjë dialog të hapur e konkrusktiv, ta bëjnë një xhuxh që gati-gati tolerohet, duke iu shitur komunitetit artistik e qytetar si një arritje, të cilën ata njerëz – aktorë, regjisorë e punonjësit e skenës, që s’paskan “tagër” ta kuptojnë, ngaqë të “përçarë”, që s’arrijnë të shohin më larg hundës së tyre të “pasofistikuar”, nuk e kuptojnë, por sillen si fëmijë (sipas Rilindjes së famshme), në tokën që me ligj atij teatri i përket. Shpiken projekt-ligje që anashkalojnë e dhunojnë fët e fët, me arrogacën e këtij establishment të frikshëm, çdo rregull konstitucional. Ndaj jam me aktorët, regjisorët, teknikët e skenës teatrale.

Kanë solidaritetin tim më të sinqertë si qytetare e atij vendi, të cilin kurrë nuk e kam realisht braktisur, në të kundërt. Mosvjedhja e atij trualli e rindërtimi i nje teatri dinjitoz në të njëjtin truall me një rikontruskion të godinës aktuale, të modernizuar, në respektim të hapësirave ekzistuese, amplifikimit të tyre në të mirë të punonjesve të teatrit e të një tradite shumë vjeçare, do të ishte zgjidhja, si mbrojtja e një tradite prej shumë dekadash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.