E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria po hyn në krizë të rëndë energjitike. OSHEE blen energji me çmim rekord
Publik News

Shqipëria po hyn në krizë të rëndë energjitike. OSHEE blen energji me çmim rekord

Mblidhni qeverine, mos flini
Sot OSHEE bleu energji me 240 euro per mega. Ky eshte rekordi historik me te cilin Shqiperia ka blere ndonjehere energji, 5 here me shtrenjte se cmimi i vitit te kaluar.

Megjithate cmimi i kripur eshte problemi me i vogel tani. Edhe me 240 euro nuk u arrit te sigurohej e gjithe energjia per te garantuar furnizimin e vendit. Shqiperia tani po rrezikohet seriozisht nga kufizimet e energjise. Eshte kercenim real, me probabilitet te larte.

Mblidhni qeverine, bllokoni Statkraftin dhe Limakun te shesin energji jashte. Sot hidrocentralet me te medha private ne Shqiperi, po e shesin te gjithe energjine jashte, nderkohe qe vendi po zhytet ne erresire.

Po keshtu mblidhni qeverine dhe kufizoni fitimin e kompanive qe prodhojne energji, ashtu sic e beri Spanja para pak ditesh. Situata eshte e jashtezakonshme. Kjo ka per te qene krize e tmerrshme

 

Shqipëria po hyn me shpejtësi drejt një krize të rëndë energjetike, e cila tani nuk rrezikon vetëm pasoja të rënda financiare, por edhe rikthimin e kufizimeve. Këtë të martë, OSHEE hapi ankandin për të blerë energji për javën e parë të tetorit. Çmimi mesatar me të cilën u ble energjia kërceu në nivelin tronditës 240 euro për megavat/orë. Ky çmim është më i larti që Shqipëria ka blerë ndonjëherë energji në histori dhe krahasuar me vitin e kaluar rezulton 5 herë më i shtrenjtë.

Por rritja shokuese e çmimeve, tani duket problemi më i vogël. Edhe me këto çmime rekord sërish OSHEE nuk arriti të sigurojë të gjithë energjinë e nevojshme për të furnizuar vendin duke lënë të pambuluar periudhën pik, pra fashën nga ora 18 deri në 22 të darkës. Kompania do të tentojë sërish të gjejë energji për këtë fashë duke hapur një tjetër procedurë, por tani rreziku që në Shqipëri të rikthehen kufizimet e energjisë është real.

Kjo është një krizë, e cila po pështjellohet me shpejtësi në të gjithë botën. Në Kinë tashmë kanë nisur kufizimet masive duke lënë pa energji miliona banorë dhe duke mbyllur qindra fabrika. Ndërkohë që në Europë, kompanitë energjetike po u bëjnë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energji për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Bota po përballet me një mungesë të theksuar energjie, si rezultat i një sërë faktorëve duke filluar nga politikat e reja mjedisore, mbyllja e bërthamorëve dhe deri tek mungesa e gazit natyror. Pas pak javësh, ministrat dhe kryeministrat e Bashkimit Europian do të mblidhen në një samit të jashtëzakonshëm, posaçërisht për këtë çështje, ku nuk përjashtohet që të merren vendime për rihapjen e bërthamorëve në disa vende të kontinenti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.