Shqiptarët e Berlinit nisen drejt Polonisë, mbështesin Kombëtaren në ndeshjen e nesërme
Nesër në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2
Në stadiumin kombëtar të Varshavës, kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut brazilian Silvinjo do të luftojnë për të marrë pikët e para dhe pse jo të tentojnë të shkruajnë historinë për të fituar ndaj polakëve.
Edhe në këtë ndeshje të rëndësishme, Kombëtares nuk do t’i mungojë mbështetja e shqiptarëve.
Tifozë të shumtë janë nisur nga Berlini drejt Varshavës për të mbështetur djemtë e Kombëtares në këtë rrugëtim dhe ëndërr evropiane.
Edhe pse Shqipëria nuk shihet si favorite përballë Polonisë, kuqezinjtë synojnë vendin e dytë në grupin E ku janë edhe Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


