E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët e kthejnë ditën e ujit të bekuar në sherr me grushte e hedhje gurësh
Bota

Shqiptarët e kthejnë ditën e ujit të bekuar në sherr me grushte e hedhje gurësh

Ajo që njihet si Dita e Ujit të Bekuar që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit është një ceremoni e përvitshme (çdo 6 janar) e cila kryhet veçanërisht në Berat me hedhjen e kryqit në lumë… por kësaj here duket se gjithçka ka shkuar për keq.

Imzot Ignanti, dhespoti i Beratit, Vlorës e gjithë Myzeqesë ka hedhur ashtu siç e do tradita kryqin dhe në garë për ta kapur në lumin Osum kanë shkuar rreth 15 të rinj. Por me kapjen e kryqit nga njëri prej tyre, situata ka përshkallëzuar në një sherr. Fillimisht me të shtyra e sharje e më pas me grushte e deri tek hedhja e gurëve kundër njëri tjetrit.

Të rinjtë nuk janë marrë vesh mes tyre dhe të paktën 3-4 nga ta pretendonin se e kishin kapur ata të parët kryqin e shenjtë.

Për më tepër shikoni fotot e postuara nga Report tv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.