E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në
Lajme

Shqiptarët me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në

Familjet shqiptare vijuan që të mbanin rekordin e shpenzimeve për bukë dhe drithëra në Europë edhe për vitin 2021, sipas të dhënave të përditësuara të Eurostat.

Në një tregues të varfërisë, shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (të ardhurat e ekonomisë në një vit), nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Duke qenë se të ardhurat janë të ulëta, një familje shpenzon më parë për gjërat e domosdoshme, siç është ushqimi apo dhe buka dhe më pas mund të mendojë për shpenzime të tjera.

Pas Shqipërisë, renditet Mali i ZI, me 3.4% të PBB-së, Bosnja, me 3.2%, Rumania me 2.9%.

Në Europë, më pak për bukë e drithëra në raport me PBB-në shpenzojnë Danimarka, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Zvicra etj, me më pak se 1% të PBB-së. (shiko grafikun: Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ndaj PBB-së, 2021).

Sipas Monitor, edhe për grupin “Ushqime dhe pije jo alkolike”, Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat.Po sipas Eurostat, gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për tu ushqyer.

Të ardhurat e ulëta dhe çmimet relativisht të larta janë arsyet kryesore se pse familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për tu ushqyer.

Sipas statistikave të Eurostat, çmimet mesatare të ushqimeve dhe pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 83.3% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (85.5%).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.