E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari i dërgonte  “pako me kocka” në shtëpi
Bota

Shqiptari i dërgonte “pako me kocka” në shtëpi

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali ndërsa shoku i tij është në ndjekje penale pasi akuzohen se kanë grabitur para nga një tregtar në shuma të mëdha.

Shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur kërcënonte tregtarin italian për t’i dhënë para, duke i marrë disa herë shuma deri në 5500 euro.

Ngjarja ka ndodhur në  Chieti në Francavilla al Mare, ku i riu së bashku me shokun e tij 24-vjeçar kishin tre muaj që shantazhonin tregtarin për t’ju dorëzuar paratë.

Frikësimi ka arritur kulmin pas veprimit të tyre të fundit, pas të cilit italiani i denoncoi në polici. Ata i dërguan një pako që përmbante kocka kafshe duke e kërcënuar me vdekje nëse nuk i paguante paratë.

Tregtari nuk i kishte asnjë lloj borxhi shqiptarit. Ata ishin takuar rastësisht verën që lamë pas në biznesin e italianit dhe që atëherë 34-vjeçari nisi pretendimet e çuditshme.

Shqiptari, i cili ka një histori të mëparshme për përfshirje në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës, ndërsa është denoncuar gjithashtu edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.