E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari në Greqi arrestohet për abuzim me të mitur nën 12 vjeç
Lajme

Shqiptari në Greqi arrestohet për abuzim me të mitur nën 12 vjeç

Dy shtetasit Markos Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe Edmond Hoxha, 40 vjeç nga Gjergjani i Elbasanit janë arrestuar më 21 dhe 24 nëntor 2025 në Greqi.

Ata akuzohen për akte seksuale me të mitur, bashkëpunim në këto akte, ekspozim seksual para një fëmije nën 14 vjeç dhe posedim të materialeve pornografike me fëmijë.

Sipas hetimeve, 20 vjeçari ka përfituar nga besimi i familjes së viktimave dhe ka ftuar 40 vjeçarin në shtëpinë e tij, ku kanë kryer veprat penale. Gjatë kontrolleve atyre u gjetën shumë video dhe foto me përmbajtje të rëndë të fëmijëve nën 12 vjeç.

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë së Pireut, publikoi identitetin dhe fotot e dy personave të arrestuar për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.