Pas tre viteve të thatësirës së vazhdueshme, qeveria po paralajmëron se “Day Zero” (dita zero) – kur ata do të detyrohen të mbyllin rubinetet – do të jetë 16 prill 2018.
Ky është momenti kur rezervuarët dhe burimet e ujit do të kenë gjendje 13.5% të kapacitetit të tyre. Për këtë arsye qyteti do të kalojë në një sistem strikt të racionimit në përdorimin e ujërave.
Ndërsa burimet e ujit të freskët në Cape Town po shterojnë, banorët dhe bizneset po marrin masat për krijimin e rezervave ujore duke depozituar ujin e shirave të pranverës në enë të ndryshme. Të tjerë po krijojnë miniera “mini” në oborret e shtëpive për të mbledhur ujë ndërkohë që disa hotele po investojnë në fabrika të shtrenjta të shkripëzimit të ujit për të kthyer ujin e oqeanit në ujë të pijshëm.



