E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtypi grek: Beleri del nga burgu, eurodeputeti i Demokracisë së Re në 12:30 mbërrin së pari në Athinë
Lajme

Shtypi grek: Beleri del nga burgu, eurodeputeti i Demokracisë së Re në 12:30 mbërrin së pari në Athinë

Gazeta greke Protothema: “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do t’i diskutojmë në Athinë”, tha ai duke dalë 

Gazeta greke Protothema njofton sot se Fredi Beleri u lirua nga burgjet shqiptare pak para orës 7:30 të mëngjesit  për të udhëtuar në Athinë e më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë në Athinë”, tha ai gjatë daljes para gazetarëve.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re pritet të mbërrijë në orën 12:30 në Athinë.

Kujtohet se Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e tij për leje pesëditore pas takimeve të njëpasnjëshme. Fredi Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të së shtunës 20 korrik për t’u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Drejtoria e Burgjeve, sipas himara.gr, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.

Më në fund, siç u bë e ditur, ai do të udhëtojë i vetëm, i pashoqëruar nga zyrtarët e burgut, “përfundon gazeta greke.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.