E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situatës në Shqipëri po i vjen era ’97!
Sot

Situatës në Shqipëri po i vjen era ’97!

Alban Daci

Me keqardhje dhe si qytetar i Shqiperisë, të cilën e dëshiroj të zhvilluar, demokratike dhe të anëtarësuar në BE, pasi kam folur i pari dhe i vetmi rreth kater muaj me pare se ” Shqipëria është në prag të Mani Pulite”, por marr prapë guximin me thënë se Shqiperia është në prag të një ’97 të re që do të ishte një fatkeqësi e madhe për Shqiperinë dhe për çdo shqiptarë.

Procese si Mani Pulite, sjellin përplasje elitash politike, rrëzime elitash dhe zëvendësime. Elitat në Shqipëri janë për fat te keq vetëm politike dhe vetëm pronë e politikës dhe prodhim i saj.

Intelektualët e ashtquajtur janë me tituj të dhënë nga politika, suksesi dhe jetesa e tyre varet nga pushteti si rezultat i politikës.

Biznesmenet dhe bizneset janë prodhim i politikës, pronë e politikës e lindin, zhvillohen e falimentojnë sipas raportit që kanë me klasën politike që merr e mban pushtetin.

Punësimi është vetëm prodhim i politikës. Punësohen, krijojnë mireqenie e bëjnë karrier vetem si pasoje e politikes dhe i rezultateve te pushtetit qe ajo krijon. Ne keto 27 vite jane punesuar, kane siguruar mireqenie, le themi, kane bere karrier politike vetem ata qe i jane zvarritur pushtetit dhe i kane sherbyer politikes.

Varfëria dhe disnevelet sociale në Shqipëri kanë qenë e vazhdojnë të jenë një strategji e klasës politike, për të varfëruar qytetarët dhe për të varur mbijetesën e tyre vetëm nga preferenca politike dhe shërbimi i devotshëm per politikën. Varfëria nuk ka qenë pjesë e asnjë pushteti për tu luftuar, përkundrazi të gjitha pushtetet e subjektet politike e kanë perdorur varfërinë e masave për të mbajtur e konsoliduar pushtetin politik.

Për keto arsye, të sundimit absolute të politikës e pushtetit mbi shoqerinë dhe formave përbërëse të saj, proçesi i Mani Pulite në Shqipëri nuk mund te jene nje proçes vetem me efekte juridike fale edhe Reformes ne Drejtesi, por do te kete efekte te renda, trazira, lufte e mirefillte per pushtete e stilit Makiavelist. Pra, kush humb betejen, humb çdo gje duke perfshire edhe jeten e kush e fiton betejen, fiton pushtetin, mbijetesen politike dhe krijon nje establishment te ri qe do te zgjase edhe per 20 vite te tjera me te njejtat karakteristika te ketij tranzicioni

Çfare ndodh  nëse ndodh kjo që po parashikoj?

– Shqipëria humb BE dhe fillon një tranzicion i ri me një periudhe 20 vjeçare të gjatë;

– Humb pergjithmonë mundësinë europiane;

– Rrezikon seriozisht sovranitetin dhe Pavaresinë;

– Rrezikon seriozisht unitetin kombëtar;

– Shkatërron ne themel mundesinë reale për Demokraci dhe Shtet të së Drejtës

– Rrezikon rënien në anarki totale dhe jo në totalitarizëm;

– Viktima të pafajshëm me heronj të padobishëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.