E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i RTSH, moderatorja tallet me futbollistin afrikan
Sport

Skandali i RTSH, moderatorja tallet me futbollistin afrikan

Reagon ekipi i Burrelit

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në emisionin sportiv “Super Gol” në televizionin publik shqiptar. Gjatë transmetimit, moderatorja Hygerta Sako dhe të ftuarit e saj u përfshinë në një moment të papërshtatshëm, ku u bë objekt talljeje futbollisti afrikan i skuadrës së Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, pas ndeshjes Burreli–Pogradeci (2-0).

Problemi nisi gjatë një lidhjeje direkte me lojtarin, kur pamja në ekran nuk ishte e qartë për shkak të një defekti teknik. Në vend që situata të trajtohej me seriozitet, ajo u kthye në një moment humori të pavend, duke shkaktuar të qeshura në studio. Njëri prej analistëve, Gert Haxhiu, shtoi edhe një koment që u perceptua me tone raciste, duke e përkeqësuar më tej situatën.

Moderatorja u përpoq ta kalonte momentin duke ia atribuar problemin teknik “LED-it të RTSH-së”, por pamjet tashmë kishin nisur të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Klubi i Burrelit reagoi ashpër për incidentin, duke e cilësuar sjelljen në studio si “një akt bullizmi me prirje raciste” dhe duke theksuar se një gjuhë e tillë nuk ka vend në sport apo në shoqëri. Në deklaratën e shpërndarë në Instagram, klubi shprehu mbështetje të plotë për futbollistin, të cilin e quajti “pjesë të familjes së Burrelit” dhe një shembull profesionalizmi e përkushtimi.

Edhe trajneri i skuadrës, Samuel Nikaj, reagoi me tone të forta, duke shkruar:
“Ka njerëz që humbasin gjithçka për të mbajtur dinjitetin, dhe të tjerë që fitojnë gjithçka duke e lënë pas shpirtin.”

Klubi i kërkon RTSH-së dhe drejtuesve të emisionit të marrin përgjegjësinë për ngjarjen dhe të kërkojnë publikisht falje ndaj lojtarit dhe ekipit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.