Skandali me provimin në shkollën e Magjistraturës/ Shpallen fituesit dhe shtohen emrat në listë

Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistraturës, ku është zhvilluar konkursi i Magjistraturës.

Ditën e djeshme është bërë provimi dhe në të njejtën ditën janë kontrolluar tezat me scantron.
Në prezencë të të gjithëve, dje janë shpallur fituesit dhe nga konkursi kanë dalë fitues vetëm 79 emra.

Skandal në shkollën e Magjistraturës/ Shtohen 42 emra në

Por ditën e sotme, kur është shpallur lista zyrtare, në të rezultojnë 121 fitues. Pra, në listën e fituesve të konkursit janë shtuar 42 emra

Një skandal mund të quhet ai me provimin për shkollën e Magjisraturës, e drejtuar nga Arben Rakipi. Ndërsa është shpallur lista e fituesve, me një urdhër të çuditshëm, me pretendimin se do të ketë një ri-korigjim, është manipuluar lista, duke shtuar emra të tjerë.

Skandali merr përmasa edhe më të mëdha po të kihet parasysh rëndësia që ka kjo shkollë për prokurorët e gjyqtarët e rinj, ata që do të marrin emërime dhe do të japin drejtësi.

Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkuruar, të cilët përmes një peticioni ngrenë shqetësimin për atë që po ndodh në shkollën që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Duket se ky manipulim ka si synim që në listën fituese të përfshihen emrat që i përkasin tarafit, natyrisht të Rilindjes, ndoshta në një tentativë për të pasur në atë që quhet sistemi i ri i drejtësisë, njerëzit e kontrolluar.

Kaq mjafton për të shtuar dozat jo të dyshimeve, por të mungesës së besimit te kjo drejtësi, që funksionon me regji.

Dhe merreni me mend se çfarë leksioni iu jep këtyre studentëve Sokol Sadushi, Arben Rakipi, Olsian Çela, Ulsi Manja, Alfred Balla e plot të tjerë që janë edhe në bordin drejtues të shkollës.

Publikuar nga Publik Media