E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skerdi Drenova i jep   3 miliardë vëllain e Luan Bregasit
Lajme

Skerdi Drenova i jep 3 miliardë vëllain e Luan Bregasit

Skerdi Drenova vazhdon përsëri të organizojë tendera abuzivë nëpërmjet institucionit që drejton, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, shkurt OST. Por kësaj radhe duket se i ka bërë një alamet qoke njërit prej mbështëtësve më të mëdhenj të Erion Veliaj. Bëhet fjalë për Luan Bregasin.

Vëllai i këtij të fundit ka përfituar plot 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga Skerdi Drenova nëpërmjet një tenderi të organizuar nga OST. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-82265-10-04-2023 dhe me objekt “Rikonstruksion i segmentit të parë të linjës 110 kV Ballsh – Marinëz dhe i linjës Ballsh-Drenovë”.

Për këtë tender është caktuar një fond limit në vlerën 248,980,346 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por përse themi se Skerdi Drenova i ka bërë qokë vëllait të Luan Bregasit? Sepse nëse konsultojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, dalin në pah abuzime të denja për SPAK.

Kështu vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm tre kompani. Nga këto, njëra ka hyrë në garë pa ofruar asnjë lek, pra është paraqitur me vlerë zero. Kjo është një skemë e zakonshme në Shqipëri ku fituesi dihet që përpara se të zhvillohet tenderi dhe të tjerët marrin pjesë sa për numër.

Në këtë mënyrë fituese është shpallur kompania ENBI POWER për vlerën 243,842,512 lekë të reja pa TSVH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo kompani është në pronësi të Tajar Bregasit, vëllait të Luan Bregasit.

Jo vetëm kaq, por nëse krahasojmë shifrën fituese me fondin limit, vëmë re se ajo është sa 98% e tij. Pra vëllai i Luan Bregasit ka ofruar thuajse 100% të fondit limit të tenderit dhe ka fituar. Është e paqartë ndërkohë, nëse SPAK do të fillojë të hetojë për abuzimin e radhës me paratë e shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.