Skrapar, aksidentohet teksa punonte, vdes 55-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar. Mësohet se punëtori i një firme përpunimi mermeri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Devrisë dhe viktima është identifikuar si Arben Piro 55 vjeç, banues në Skrapar.
Njoftohet se janë arrestuar dy punonjës të tjerë të kompanisë në pozicione drejtuese.
Në pranga u vunë J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori.
Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


