E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sokol Balla: Amerikanët po hetojnë Bashën, se ‘Russia Today’ transmetoi protestën!
Sot

Sokol Balla: Amerikanët po hetojnë Bashën, se ‘Russia Today’ transmetoi protestën!

Gazetari dhe moderatori i njohur politik, Sokol Balla, ditën e djeshme hodhi një shkrim në portalin e tij, realstory.al, ku analizonte situatën brenda opozitës pas lëvizjes së presidentit Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të radhës. Sipas Ballës pas vizitës që ambasadorja amerikane në detyrë i bëri presidentit në zyrë, Ilir Meta, bëri thirrje nëpërmjet zëdhënësit Blushi dhe këshilltarit të tij ligjor për reflektim nga të dy palët dhe se la për të kuptuar, se dekreti i ri do jetë i afërt me 30 qershorit dhe se do jetë produkt i një dakortësie mes palëve.

Por këto lëvizje të fundit të presidentit-sipas Ballës-kanë mërzitur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në daljen e tij po ditën e djeshme la të kuptohet, se nuk i besonte më “lojës me dekrete të Ilir Metës”. Por sipas drejtuesit të “realstory”, Basha është mërzitur edhe me faktin që fletërrufeja që miratoi Kuvendi me 100 vota kundër Metës, nuk ishte edhe aq ndëshkuese. Por mbi të gjitha-vijon komentin e situatës Balla-është mërzitur edhe më shumë, pasi mësoi pasditen e djeshme se po hetohej nga amerikanët, pasi televizioni `armik`, “Russia Today” transmetoi protesta të opozitës!

“Sepse mërzia e Bashës kishte dhe arsye të tjera që u morën vesh pasdite. Të merresh i pandehur për lidhje me rusët, kur protestat e tua transmetohen live nga Russia Today dhe amerikanët kanë muaj që të thonë te mos destabilizosh Ballkanin, nuk është një gjë fort e lehtë”, shkruan Balla për situatën.

Të njëjtën analizë, Balla, e bëri pak a shumë, edhe në darkë në emisionin e tij. Por sipas të ftuarve, momenti që po ndërhyn prokuroria e Arta Markut është i dyshimtë. Përveç Alfred Lelës dhe Agron Gjekmarkajt, “çuditërisht” i të njëjtit mendim ishte edhe analisti që njihet për qëndrime pro Ramës dhe qeverisë, Skënder Minxhozi.

“Momenti kur Prokuroria ka reaguar, është pak i dyshimtë. Letër-porositë kanë ardhur prej  kohësh, por nuk e dimë pse janë  mbajtur kaq gjatë”, tha Minxhozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.