E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soros paralajmëroi  një krizë globale/James Gorman shefi ekzekutiv i Morgan Stanley :Qesharake….
Bota

Soros paralajmëroi një krizë globale/James Gorman shefi ekzekutiv i Morgan Stanley :Qesharake….

 Shefi ekzekutiv i kompanisë bankare të investimeve Morgan Stanley, James Gorman, i ka cilësuar si jorealiste parashikimet e George Soros për një krizë tjetër financiare globale, duke thënë se Rezerva Federale ndoshta do të rritë normat e interesit edhe tri herë të tjera në 2018, pavarësisht lëkundjeve të fundit.

“Sinqerisht, mendoj se është qesharake”, tha Gorman të enjten në Pekin, në një intervistë me televizionin Bloomberg, kur u pyet për komentet e Sorosit këtë javë, të cilat përfshinin paralajmërimin për rrezikun e shpërbërjes së Bashkimit Evropian në mes të sfidave të Italisë. “Nuk mendoj aspak se përballemi me një kërcënim ekzistencial”, tha Gorman për BE.

Image

Gorman shtoi se sfidat e Italisë janë pjesë e një modeli më të gjerë politik që është parë në të gjithë botën, përfshirë Britaninë, e cila dy vjet më parë votoi për daljen nga Bashkimi Evropian. Ka një “ndjesi se performanca mesatare e ekonomisë është më e mirë se performanca individuale e qytetarëve” në çdo vend, tha ai. Megjithatë, “nuk mendoj se Eurozona është në rrezik”.

Pavarësisht “rritjes pozitive të sinkronizuar globale” gjatë dy viteve të fundit, “kemi pasur këto shpërthime poltike”, përfshirë votimin për Brexit, bisedime torturuese për koalicionin në Gjermani dhe tensionet e fundit në Itali e Spanjë, tha Gorman. “Është një thuajse kompeticion midis rritjes së pandalshme të korporatave, përmirësimit të fitimeve e fuqisë ekonomike kundër jostabilitetit politik dhe rritjes së populizmit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.