E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot 98 vite më parë, kur niste punimet Parlamenti i parë i Shqipërisë (FOTO)
Sot

Sot 98 vite më parë, kur niste punimet Parlamenti i parë i Shqipërisë (FOTO)

Historiani Kastriot Dervishi ka kujtuar nisjen e punimeve nga Parlamenti i parë i Shqipërisë. Si ka postuar foton e godinës së Parlamentin dhe nisja e punimeve daton në 27 mars 1920.

Dervishi në postimin e tij në Facebook, ka treguar dhe se cili ka qenë kryetari dhe nënkryetari i parë i Parlamentit.

PARLAMENTI I PARE SHQIPTARE

Postimi plotë

Parlamenti i parë i Shqipërisë

Më 27 mars 1920, ora 9.45, nisi për herë të parë jeta parlamentare e shtetit shqiptar. Deputetët u mblodhën në godinën e Zija Toptanit (sot selia e Akademisë së Shkencave), në anën lindore të ndërtesës (evidentuar në foto). Në atë kohë parlamenti quhej herë Senat dhe herë Këshilli Kombëtar. Punimet i çeli deputeti më i vjetër Mytesim Këlliçi, duke pasur sekretar më të riun, Kostaq Kottën. Kjo trupë parlamentare deri në 15 nëntor 1920 zhvilloi 70 mbledhje.

Kryesia e parë e parlamentit ishte:

-Xhemal Naipi-kryetar

-Spiro Koleka-nënkryetar

-Hilë Mosi-sekretar

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.