E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot presidentja në detyrë Vjosa Osmani pret partitë për datën e zgjedhjeve të reja
Bota

Sot presidentja në detyrë Vjosa Osmani pret partitë për datën e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të thërrasë të martën (22 dhjetor) partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, njofton REL.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën në mbrëmje e ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe se konstatoi se presidenti i Republikës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Ky vendim vjen, pasi vota e Etem Arifit u konsiderua e pavlefshme, pasi ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë me mbi një vit burgim.

Vendimin e Kushtetueses duhet ta pasojë shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa në Kushtetuese u dërgua nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm votimi i qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më 3 qershor, për zgjedhjen e qeverisë kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, vendim i cili daton më 20 gusht, 2020, ku Arifi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.