Southamptoni ia ndërpret Arsenalit ecurinë prej 22 ndeshjeve pa humbje
Southamptoni ia ndërpreu Arsenalit ecurinë e shkëlqyer prej 22 ndeshjeve pa humbje, pasi sot e mposhti me rezultatin 3-2 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.
Skuadra e Unai Emery ishte 15 ndeshje pa humbje në Premierligë dhe 22 në të gjitha garat, mirëpo sot pësoi humbje nga Southamptoni, raporton Gazeta Express.
Southamptoni shënoi golin e parë në minutën e 20’ me anë të Danny Ings, kurse tetë minuta më vonë Henrikh Mkhitaryan e barazoi rezultatin në 1-1.
Danny Ings shënoi përsëri për 2-1 në minutën e 44’, dhe prapë Mkhitaryan e barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 53’.
Ndërsa në minutën e 853’ Charlie Austin shënoi golin vendimtar dhe atë të fitores.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



