E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitalet në errësirë, Ergys Verdho i KESH “i fal” 3 miliardë Salillarit
Publik News

Spitalet në errësirë, Ergys Verdho i KESH “i fal” 3 miliardë Salillarit

Vetëm ditën e sotme kemi postuar disa raste të mungesës së energjisë elektrike në Shqipëri. Së pari u konstatua në TIranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku një pjesë e mirë e zonave kanë qenë pa energji elektrike për disa orë. Së dyti, iu treguam rastin e para pak momenteve më parë nga Spitali i Peshkopisë ku prej më shumë se një ore kishin ikur dritat. Familjarët e pacientëve u detyruan të filmonin me video këtë skandal dhe të denonconin pranë redaksisë sonë.

1

Por duket se këto mungesa nuk i bëjnë aspak përshtypje Ergys Verdhos të KESH-it i cili ka gostitur me mbi 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH Salillarin. Ky i fundit është biznesmeni që vetë kryeministri Rama i puthi tullën kohë më parë.

2

Ergys Verdho ka organizuar një tender për të kënaqur Salillarin me këtë shumë të lartë nga taksat e shqiptarëve të varfër. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-40055-08-26-2022 dhe me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për operimin e asetit gjenerues termik, në portin e peshkimit Triport-Vlorë”.

3

Duke hapur dokumentacionin përkatës të këtij tenderi shikohet se në të ka marrë pjesë vetëm një kompani, pikërisht Salillari. Kuptohet që nuk ka patur as të skualifikuar pasi është shpallur fitues pjesëmarrësi i vetëm, për vlerën 257,200,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Jo vetëm kaq, por dyshimet se kemi të bëjmë me një “qokë” ndaj Salillarit shtohen kur shihet se vlera fituese është gati e bjëjtë me fondin limit, përkatësisht sa 92% e saj. Si duket veç Ramës, tashmë është rradha e Ergys Verdhos për t’i puthur ndonjë pjesë trupi Salillarit. Jepi Gysi!

F
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.